LAJMI I FUNDIT/ Masakra, Xhafaj e Çako takim blic në komisariatin e Lushnjës
Ministri i Brendshëm i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shteti Cako zhvilluan një takim blic ne komisariatin e Lushnjes. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se takim ishin te pranishme strukturat përgjegjës të luftës kundër krimit. Nga burime te brendshme mësohet se Xhafaj ka folur me një gjuhe te ashpër për përgjegjësin e këtyre strukturave ne ngjarjen e fundit kriminale ne qytetin e Lushnjës. Ministri ka kërkuar kapjen e autoreve te ketij krimi te rende dhe njëherësh zbardhjen dhe vënien para pergjegjesise te grupeve kriminale ne kete qytet dhe sidomos te drejtuesve te tyre. Mësohet se ministri i ka dhene mbeshtetje te drejtperdrejte sherbimeve policore te angazhuara prej disa ditesh ne kete qytet nga Drejtoria e Luftes kunder krimeve te renda ne drejtorine e pergjithshme te policise se shtetit. Ai ka paralajmeruar masa te ashpra per punonjes policie qe kane toleruar apo bashkepunuar me grupet kriminale ne kete zone duke theksuar se raste te tilla nuk duhet te përsëriten me. Burime policore te pranishme ne takim thane për report tv se gjuha e ministrit nuk linte vend për interpretim dhe kerkesa e tij ishte e thjeshte: venia para pergjegjesise me cdo kusht e grupeve kriminale.
vijon…

