Tiranë, 2 persona me motor grabisin bankën pranë “21 Dhjetorit”
Burime bëjnë me dije se dy persona të maskuar dhe të armatosur, hipur mbi një motor të vogël dhe kanë arritur të grabisin një bankë pranë “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Grabitja ka ndodhur në orën 08:25 në momentet sapo ishte hapur filiali i bankës.
Sipas informacioneve dy personat me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës ku mendohet se kanë grabitur një shumë rreth 200 mijë lekë.
Autorët nuk mendohet se janë larg sepse policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe po i ndjek, kjo duke qenë se banka ndodhet rreth 100 metra afër komisariatit të policisë.
Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri i cila është lënë nga autori.
Arma që autorët kanë lënë pas është një pistoletë që i ra nga duart njërit prej tyre nga nxitimi për t’u larguar.
Sipas policisë nëpërmjet armës dhe kamerave të sigurisë do të identifikohen edhe autorët e grabitjes.
shqiptarja.com/

