“Lajthit” burri në Gjirokastër, godet gruan me sqepar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj të Gjirokastrës ku bashkëshorti ka goditur me sqepar gruan e tij me inicialet A.Myrtaj.
Në pranga ka rënë Ferik Myrtaj, 65 vjeç, i cili ka qëlluar gruan e tij 57-vjeçare A.Myrtaj. Arrestimi i Ferik Myrtaj u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij.
Sherri mendohet se ka nisur për motive banale, megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.
57-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse mbetet shqetësues fenomeni i dhunës që po “shpërthen” çdo ditë në familjet shqiptare.
Është ulëritëse por kronika të tillë që përcjellin dhunën në çifte janë bërë aq të shpeshta dhe të pandashme.

