Lamtumirë Andrea Stefani! Homazhe në nderim të analistit
I jepet sot lamtumira analistit dhe gazetarit, Andrea Stefani i cili u nda nga jeta të shtunën e 3 dhjetorit nga një sëmundje e rëndë.
Një ditë më parë, trupi i pajetë i tij mbërriti në atdhe dhe paraditen e sotme u mbajtën homazhe në institucionin e Radio Televizionit Shqiptar. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama,
Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës.
Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

