Lamtumirë profesor Puto!

Prof.Dr. Lisen Bashkurti/ Me trishtim te thella mesova se u shuajt zemra e Profesorit tim te shtrenjte, Arben Puto. Jeta ka shume ndarje te dhimshme. Secila ka historine, mbresat, kujtimet e veta, qe lene vrage te thella ne boten e cdo njeriu.

Profesor Puto eshte nje nga ato njerez, humbja e te cilit len vrage te thella ne jeten time dhe te kujtdo qe e ka njohur nga afer. Puto ishte dijetar i madh. Ai ishte i vetmi qe me ka nxitur per t’iu perkushtuar studimit te thelle dhe te panderprere te marredhenieve nderkombetare. Lexova cdo germe te korpusit te tij. Shenova pa fund neper faqet e veprave te tij. Mesova metoden, stilin dhe gjuhen akademike te tij.

Puto ishte profesor mendjehapur dhe zemermadh. Sa here iu drejtova asnjehere nuk u refuzova. Ai me dha gjithcka. Me ofroi cdo dije. Me dha cdo model. Me dhuroi cdo pervoje te tij. Dhe i tille ishte me te gjithe, kudo e ne cdo kohe. Ne aradhen e profesoreve te mij, Zija Xholi, Alfred Uci, Luan Omari, Bujar Hoxha, Servet Pellumbi, Albert Paparisto, Gjovalin Shkurtaj, Hamlet Bezhani…e te tjere, profesor Arben Puto ishte idoli i fushes time dhe i gjenerates tone.

Prof. Puto ishte patriot i madh. E tere vepra e tij eshte dedikim per Atdheun. Ne menyre te vecante historia e Shqiperise politike eshte nje thesar i vyer per te gjithe brezat qe do vijne. Profesor Puto eshte babai i studimit te diplomacise shqiptare ne periudhen nga Lidhja e Prizrenit deri ne fillim te Luftes de Dyte Botetore.

Tek veprat e profesor Putos diplomacia shqiptare ka dijet bazike, pa te cilat askush nuk do te mund te behet nje diplomat kombetar shqiptar. Profesor Puto ishte njohesi yne me i mire i te drejtes nderkombetare publike.

Se bashku me profesorin kosovar Zejnulla Gruda, profesor Puto hodhi bazat themelore per te drejten nderkombetare, ndricoi aktet nderkombetare rreth ceshtjes shqiptare dhe na la nje metodologji per studime multidisiplinore politike, nderkombetare, juridike dhe diplomatike. Profesor Puto nuk na edukoi me fjale ne ndjekesve te tij. Ai na edukoi me atraktivitetin e shembullit te tij unik.

Deri ne rrahjet e fundit te zemres te tij, Profesor Puto nuk iu nda studimit, shkrimit, veprimtarive shkencore dhe prononcimeve publike. Ishte i paepur. Puto renditet ne Rilindasit e fundit te letrave shqipe. Sa shume na dhe Profesor Puto! Ti mbetesh ne informimin, formimin dhe edukimin tone.

Ti mbetesh korpus monumental ne bibliotekat tona. Ti mbetesh modeli i perkushtimit per dije. Ti do jesh ideal per shume breza studiuesish qe do vijne. Ti jetove i heshtur. Punove pa u ndier. Kontribuove pa kerkuar merita. Nuk iu bere bezdi askujt. Nuk iu bere rende as tokes shqiptare, per te cilen te rrahu zemra deri ne castin e fundit. Do na mungosh profesor… Do te jemi perhere me vepren tende profesor… Mirenjohje perjete o modeli i shume brezave… Lamtumire Profesori yne i madh, Arben Puto!

Shuhet Arben Puto, historiani që kurrë nuk i ndërroi idetë

SHKARKO APP