Policia sqaron lejen e dhënë për të ndaluarin në Durrës

Policia e Shtetit ka sqaruar firmën e vënë më 23 gusht të këtij viti që i dha leje për të mbajtur armë në banesë Genti Nderjakut, ky i fundit i arrestuar dy ditë më parë në Durrës, së bashku me një person me precedentë penalë, Marjel Fierza, të konsideruar si anëtar i bandës së Lulzim Berishës.

Policia thotë se e ka pajisur me armë Nderjakun pasi ai ka përmbushur kriteret ligjorë për tu pajisur me një pistoletë Bareta. E megjithatë, ai u arrestua për armëmbajtje pa leje, pasi ndryshe nga sa ishte specifikuar në autorizimin e firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ai e kishte marrë armën edhe jashtë banesës, siç thuhej në leje,

“Bazuar në autorizim e dhënë shtetasit të mësipërm i lejohet mbajtja e armës vetëm në banese. Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm”, thotë policia, duke sqaruar më tej se përse ai u vu në pranga kur u kap në makinë me Fierzën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip ” Porsche” me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje Nderjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin e arrestimit ai nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës. Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta, modeli PX4 STORM.  

Ai  ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret që parashikon ligji. Ndërsa, Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri.   Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës”, thotë zyrtarisht policia.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?