Largimi i emigrantëve, fluks në doganën e Kapshticës

Largimi i emigrantëve pas festave, fluks udhëtarash në doganën e Kapshticës. Pas përfundimit të festave të fundvitit, janë rikthyer rradhët në pikën doganore të Kapshticës pasi një pjesë e emigrantëve shqiptarë largohen nga vendlindja, për tú kthyer për të punuar në Greqi dhe në vende të tjera.

Sipas të dhënave nga pika e kalimit në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një fluks udhëtarësh ku mësohet se ditën e djeshme janë regjistruar rreth 5146 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë dalë, nga dogana dhe 2319 shetats shqiptarë e të huaj në hyrje.

Ndërkohë, të mërkurën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, territori i pikës doganore në palën greke por edhe në pjesën shqiptare ishtë mbushur me automjete dhe emigrantë që prisnin të kalonin përtej kufirit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?