Lë shtatzënë fqinjën e sëmurë, 55-vjeçari: “Kopjova çelësin e derës, e doja”

Policia e shtetit ka arritur që të zbardh një ngjarje tronditëse, e cila ka 5-së vite që nuk ka bërë zë. Siç bëjnë me dije dhe unfirmorat blu, një 55-vjeçar është vënë në pranga, pasi abuzoi seksualisht me fqinjën e tij. “Balkan Web”, bën të ditur se Rezar Bineri përdhunoi 39-vjeçaren me inicialet A. Myrtaj që vuante nga probleme të shëndetit mendor (skizofreni).

Abuzimi seksual u zbulua nga motra e 39-vjeçares, pasi kjo e fundit ka ngelur edhe shtatzënë. Në polici ajo ka rrëfyer se para disa muajsh në shtëpi ajo kishte marrë Rezar Binerin, pasi ky punonte si elektriçist. Motra e viktimës është në punë dhe siç ajo ka rrëfeyr se ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me Binerin.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Bineri gjatë dëshmisë së tij në polici pohoi se historia ka 5 vite që ka nisur. Ai ka kopjuar çelësin e banesës se grave dhe hynte sa herë e motra nuk ishte në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kishte theksuar se ishte i divorcuar dhe se jetonte vetëm, ndërsa kishte tërheqje ndaj 39-vjeçares. Bineri ka thënë se nuk ishte në dijeni që A. Myrtaj vuante nga sëmundje e shëndetit mendor. Por, e motra e saj mohon këtë fakt, duke shtuar se Bineri i ka kërkuar të bashkëjetojë me 39-vjeçaren dhe ajo ia ka bërë të qartë sëmundjen e saj dhe pamundësinë që ajo ka për të mbajtur familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?