Ledina Çelo e drejton festivalin e kengës në RTSH edhe pak e zhveshur!

Mbrëmjen e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u zhvilluar nata e parë e festivalit të 55-të të Radio Televizionit Shqiptar.

Ashtu siç ishte paralajmëruar dy prezantuesit ishin aktori Kasem Hoxha dhe këngëtarja Ledina Çelo.

Zgjedhja e një aktori për të qenë prezantues i një festivali të tillë sjell për herë të parë në Shqipëri një frymë Amerikanë, nëse mund të thuhet kështu. Tashmë prej vitesh eventet e rëndësishme të muzikë apo të kinematografisë në botë i prezantojnë aktorë ose personazhe me sens humori, gjë e cila nuk i mungoi as Hoxhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

ledina2

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Ledina ishte “DIVA” e mbrëmjen. Paraqitja e saj në prezantim ishte deri diku e denjë, megjithëse të krijonte përshtypjen se kishte harruar pak shqipen.

Megjithatë ajo për të cilën u përfol më tepër këngëtarja ishte një prej veshjeve të saj.

Në foton e mëposhtme ajo duket me këtë fustan transparent, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës, ndonëse nga para fustani kishte të qëndisura disa gurë që mbulonin disa pjesë të trupit.

ledinaledina3

Kjo foto e kapur nga mbrapa është shpërndarë në masë në rrjete sociale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?