Lefter Maliqi, Ramës: Mjaft dole në e televizor se po tremb njerëzit. Ndrysho buxhetin dhe anulo koncesionet
Deputeti i pavarur Lefter Maliqi deklaron se përgjysmimi i pagave të qeverisë dhe deputetëve është masë e pamjaftueshme për të përballur situatën.
Në një reagim në Facebook, Maliqi shprehet se pa u anuluar koncesionet dhe pa ndryshime në buxhet vështirësit ekonomike nuk mund të zgjidhen.
Deputeti i sugjeron Edi Ramës që të mos dal kaq shpesh në media, por të menaxhojë siç duhet situatën.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:
“Piktor dështak dhe djall të ishe do kishe pak shpirt. Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptarëve, njeriu i 1001 mëkateve thotë do përgjysmoj pagat e deputetëve dhe ministrave, show mediatik, hiqja të gjithë rrogën vetëm shqiptarët të jenë mirë.
Po me këtë përgjysmin nuk nxjerr asgjë në shesh dhe s’ke çfarë të ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig, anullo 120 milionë euro të koncesioneve, se taksat e shqiptarëve janë dhe përdori për këtë fatkeqësi, boll manipulove me fjalët, boll u qave, boll i mashtrove, nënshrove, varfërove e përbuze shqiptarët.
Vetëm këto dy javë ke bërë disa tendera në shumën 50 milionë euro o i babezitur. Ti s’pyet as për parlament, as për qeverinë, as për institucionet, as për popull, të ka mbyt deliri. Ka ardh koha që populli t’ja u rrëmbej jo milionat e eurove, por miliardat e eurove që ke ti me ministrat, drejtorët e përgjithshëm dhe oligarkët, janë para të pista, para korrupsioni, janë djersa, mundi i shqiptarëve.
Boll dole në televizor se je bërë i padurueshëm, i neveritshëm. Je fatkeqësia me e madhe për Shqiptarët. Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverinë me ty në krye si uzurpator, jo legjitim dhe vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme, se po i vret çdo ditë me panik shqiptarët.
Sot është dita jote për gjoba ndalime, pezullim, burg, varfëri, frikë e panik ndaj popullit tënd, ti je fatkeqësia e këtij vendi”.
KOHA JONË SONDAZH

