Legalistët zgjedhin kryetarin e ri të partisë, ja kujt ja lë vendin Sulejman Gjana
Partia Lëvizja e Legalitetit ka zgjedhur kryetarin e ri të saj. Votimi është bërë një ditë më parë në Kuvendin i zakonshëm të kësaj partie. Në takim kanë marrë pjesë me të drejtë vote 174 delegatë, nga vendi dhe diaspora.
Kuvendi analizoi aktivitetin e PLL në periudhën ndërmjet dy kuvendeve si dhe zgjodhi kryetarin e partisë. Për herë të parë në historinë e partisë tonë në punimet e Kuvendit të XIX mori pjesë edhe LT Princ Leka II.
Për Kryetarin e ri të PLL garuan z. Beniamin Bakalli dhe z. Shpëtim Axhani. Pas procesit të votimit të fshehtë secili kandidat mori vota si më poshtë:
Beniamin Bakalli, 49 vota.
Shpëtim Axhani, 107 vota.
3 vota ishin të pavlefshme dhe 15 delegatë me të drejtë vote nuk morën pjesë në votim.
Mbi bazën e këtij rezultati dhe Statutit të PLL, Kuvendi i XIX shpalli si Kryetar të PLL për 4 vitet e ardhshme Shpëtim Axhani.
Axhani, 49 vjeç, është anëtar dhe kontributor në PLL prej më shumë se 20 vitesh. Ai mban gradën Doktor i shkencave.
Punimet e Kuvendit të XIX të PLL u zhvilluan të qeta. Diskutimet ishin konstruktive dhe vëllazërore.
U pa qartë se Sulejman Gjana ka vendosur standarde të reja në parti dhe organizimin e Kuvendit, i cili ishte mjaft dinjitoz. Për këto arsye Gjana mori vlerësime dhe urime të shumta nga delegatët në Kuvend.

