Legalizimi i kanabisit, analisti: Ta mbjellin të gjithë
Mes debatit dhe akuzave që implikojnë qeverinë me kanabisin, gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka kërkuar legalizimin e kanabisit.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Nano shtoi se me këtë situatë qeveria duhet të lejojë që edhe fshatarët e thjeshtë të mbjellin kanabis, edhe pse kjo e fundit e ka shpallur luftë të fituar realitetin me lëndët narkotike.
”Ne kemi rrethanat që na e kërkojnë. Për shkak të kësaj qeverie ndodhi kanabizimi, është një klime e tillë. Krimi është bërë arrogant. Rasti i Elbasanit është rasti më flagrant. Ka shumë fshatarë që sot nuk mbjellin gjë tjetër se, janë mësuar me drogë. Ndaj duhet legalizuar, kanabisi nuk mund të jetë më një biznes ilegal”,-deklaroi Mustafa Nano.
Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani theksoi se kryeministri, përmendi sot disa emra të njohur biznesmenësh, pikërisht për të fshehur këtë kastë njerëzish që pasurinë e tyre e kanë nga trafiqet e drogës.

