Tërmet në Lezhë, 5 ballë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Shkodër dhe Pukë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Termëti ishte i magnitudës 5 ballë i shkallës rihter dhe është ndjerë në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë.
EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 10 kilometra.
Në Lezhë banorët kanë dalë nga shtëpitë njoftojnë korrespodentët tanë. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se nuk ka vend për panik, pasi kjo ishte goditja kryesore.


