Lënia e shtetësisë, 30 ditë pas dekretit të Presidentit bëhet dhe çregjistrimi nga Gjendja Civile

Projektligji/ Veprimet që duhet të kryejë Zyra e Gjendjes Civile për zbatimin e dekreteve të Presidentit për fitim dhe lënie të shtetësisë shqiptare

Çdo person që dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare, 30 ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, do të fshihet nga Zyra e Gjendjes Civile ku shtetasi është i regjistruar. është kjo nisma më e fundit e qeverisë shqiptare, e cila në projektligjin e depozituar në Kuvend për Gjendjen Civile parashikon dhe veprime që duhet të kryejë Zyra e Gjendjes Civile për zbatimin e dekreteve të Presidentit për fitim dhe lënie të shtetësisë shqiptare. Konkretisht, në nenin 7 të projektligjit, ku dispozita ekzistuese parashikon vetëm veprimet që duhen kryer nga zyra e gjendjes civile për çregjistrimin e shtetasve shqiptarë, të cilëve u është miratuar lënia e shtetësisë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës. Aktualisht procedura e zbatueshme, si për lënien e shtetësisë shqiptare, ashtu dhe për fitimin e saj ndiqet nëpërmjet përcjelljes së akteve respektive, dekreteve të Presidentit të Republikës për lënie dhe fitim të shtetësisë shqiptare, nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Zyrave të Gjendjes Civile që do të kryejnë veprimet. Sa i përket lënies në shtetësisë në pikën 2 të nenit 7 të projektligjit, qeveria saktëson se në rastin e dekretit të Presidentit të Republikës për lënien e shtetësisë shqiptare, Zyra e Gjendjes Civile, ku shtetasi rezulton i regjistruar, kryen veprimet për çregjistrimin e tyre nga Regjistri Kombëtar brenda 30 ditëve, nga marrja e dekretit. “Kopje e këtij dekreti i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile”,- thuhet në draft. Ndërsa në pikën 3 të të njëjtit nen qeveria thekson se rregullat, procedurat për kryerjen e betimit dhe teksti i betimit përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon shërbimin e gjendjes civile.”

Fitimi i shtetësisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu në këtë projektligj i është kushtuar rëndësi procedurës së fitimit të shtetësisë shqiptare, veprimeve që duhet të kryhen në Zyrën e Gjendjes Civile, për sa i përket betimit të personave të cilëve efektivisht u është dekretuar, miratuar, fitimi i shtetësisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, ky është një detyrim i përcaktuar në ligjin nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, i cili në nenin 23 të tij, parashikon shprehimisht se, “Personi që fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim betohet para nëpunësit të zyrës së regjistrimit të shtetasve për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Shtetësia shqiptare quhet efektivisht e fituar që nga dita e bërjes së betimit”. “Neni 23 Veprimet për fitimin dhe lënien e shtetësisë shqiptare – Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përcjell në zyrën e gjendjes civile ku do të regjistrohet shtetasi dekretin e Presidentit të Republikës për fitimin e shtetësisë shqiptare. Në këtë rast, zyra e gjendjes civile, në momentin e paraqitjes së shtetasit, cakton datën dhe orën e kryerjes së betimit”- thuhet në pikën 1 të nenit 7 të projektligjit. Ndërsa në relacionin bashkëngjitur draftit, qeveria sqaron se në mënyrë eksplicite, siç parashikohet në dispozitën e sipërcituar shtetësia shqiptare, si një e drejtë, lidhje e qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, quhet efektivisht e fituar në momentin e bërjes së betimit, procedurë e paaplikueshme deri më tani. Rregullat, procedurat për kryerjen e betimit dhe teksti i tij, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon shërbimin e Gjendjes Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?