Leskaj takon kreun Auditimit të Qeverisë së SHBA-ve

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim pune me Z. Gene L. Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë (GAO) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi u zhvillua gjatë kongresit të XXII-të të INTOSAI-t në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryetari i KLSH-së i paraqiti Z. Dodaro kërkesën zyrtare të KLSH-së që në vitet në vazhdim dy auditues të GAO-s të atashohen në KLSH, për të kontribuar kështu drejtpërsëdrejti në trajnimin e stafit auditues, kryerjen e auditimeve me synim luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar, si dhe hartimin e Strategjisë së re institucionale 2018-2022.

Kjo, u shpreh Kryetari i KLSH-së, mund të ideohet si një projekt dhe të kalojë përmes USAID-it, të cilit KLSH i është drejtuar tashmë, ose mund të mbështetet financiarisht edhe nga institucione të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne theksoi, Z. Dodaro do vazhdojmë të mbështesim SAI-n Shqiptar në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të tij institucionale dhe këtë propozim tuajin ne do ta shqyrtojmë me prioritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Dodaro e njohu Kryetarin e KLSH-së me mundësitë që ofronte GAO nëpërmjet Qendrës së Ekselencës, e cila kishte si mision promovimin e mirëqeverisjes, ndërtimin e kapaciteteve organizative, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ofrimin e trajnimeve të cilësisë së lartë, asistencës teknike dhe produkte apo shërbime konkrete në fushën e auditimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?