Letra e ambasadës ruse, reagon Rama: Zhurmë mes të marrësh në katundin e PD
Pak ditë më parë, Rusia i ka dërguar një letër Tiranës lidhur me çështjen e konfliktit që ajo ka me Ukrainën.
Në konferencën për mediat këtë të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë problem në marredheniet bilaterale me Rusinë, por qëndrimi i shtetit tonë për konfliktin me Ukrainën është i qartë.
“Zhurma për letrën është pjesë e një zhurme në katundin e PD, nuk ka lidhje me ne dhe me qeverinë, Ukrainën, rusinë, është një zhurmë mes të marrëve që kanë marrë peng qyetarët e mirë e të arsyeshëm” tha Rama.

