Letra e Kokës: Nga 1 janari 2017, shitja e druve ekskluzivitet i Bashkive
Duke filluar nga 1 janari i 2017, shitja e druve të zjarrit do t’u kalojë si ekskluzivitet Bashkive të vendit.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u është drejtuar me një letër 61 kryebashkiakëve, ku i porosit që furnizimin me dru ta kenë prioritet.
Po kështu, ministri nxit drejtuesit vendorë t’i shohin si aset të vyer ekonomik pyjet të cilat i kanë në menaxhim që prej muajit maj të këtij viti.
“Ngritja e ndërmarjeve publike bashkiake për pyjet duhet të jetë në vëmendjen tuaj”, nënvizon ministri.

