LGBT, Godole: Drejtorët thanë se po bëhet reklamë në shkolla

Pedagogia Jonila Godole e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se prindërit, por edhe drejtorët e shkollave e kanë pritur me shqetësim seminaret e grupeve LGBT, duke theksuar se Ministria e Arsimit duhet të jetë më transparente në këtë drejtim.

”Kush është perceptimi i fëmijëve, i prindërve dhe i mësuesve. Perceptimi i tyre është që këta po vijnë për të bërë reklamë tek nxënësit për këtë problem. Për ta reklamuar. Nuk është faji i drejtorit. Si bëhen këto plane, si vihen në jetë, pa diskutuar paraprakisht. Prindërit thonë se ne i çojmë fëmijët në shkollë për të mësues programe të miratuara paraprakisht. Ky nuk është futur akoma në program. Me sa di unë, shkollat kanë marrë një udhëzim që gjatë këtij viti do të ketë një diskutim të tillë. Ministria dhe grupet e interesit duhet të jenë më transparente në këtë drejtim, pasi vlerat e familjes janë të rëndësishme në këtë vend”,-tha Godole.

SHKARKO APP