Librat shqip të kapura në Greqi, ishin nxjerrë “jashtë loje” nga MAS

Dy shoferët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që u ndaluan në doganë për shkak të ngarkesës me tekste shkollore që kishin destinacion Greqinë, mësohet se po transportonin 1512 libra si: abetare, gjuhë shqipe histori dhe gjeografi. Janë rreth 300 tekste, botime të viteve të shkuara, ato të cilat janë parë si jo të sakta nga pala Greke.

Sipas burimeve, këto tekste nuk janë miratuar as nga MAS për të qenë pjesë e programit zyrtar në shkollat shqiptare. Këta libra të mbetura stok janë ndaluar për t’u futur edhe në programet mësimore jashtë Shqipërisë.

Mësues të shkollës shqipe në Greqi thonë për “News 24” se, ka disa vite që MAS e ka ndaluar përdorimin e këtyre librave, që me hartat dhe tekstet e tyre promovonin nacionalizmin, por me sa duket një kontigjent prej rreth 300 prej tyre është futur gabimisht në ngarkesën e këtij viti dhe është konstatuar nga doganierët në Kakavijë, të cilët vendosën bllokimin e gjithë librave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta libra, përveç hartës së Shqipërisë së sotme kanë në përmbajtje hartën e trojeve ku kanë banuar dhe banojnë shqiptarë, material që është konsideruar provokativ dhe është bërë shkak që 2 shoferët të akuzohen sipas nenit 141 të Kodit Penal grek për futjen e materialeve propaganduese që mund të dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?