Librazhdi drejt transformimit, Mariglen Disha zbulon 3 projektet madhore për zhvillimin e turizmit malor

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, i ftuar në podkastin “Me Julin” në Radar, ka folur për projektet kryesore që pritet të ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe zonat përreth. Disha u shpreh se fokusi kryesor i bashkisë mbetet zhvillimi i turizmit malor, ndërsa paralelisht do të vijojë puna për rikonstruksionin e rrugëve kryesore në fshatra. Falë investimeve në infrastrukturë turistët tashmë mund të shkojnë lirisht edhe në njësitë administrative.

”Fokusi është zhvillimi i turizmit malor në Shqipëri. Kemi shumë projekte të tjera që i kemi ndarë me lote. Loti i parë, i dytë dhe i tretë që janë rikonstruksioni i rrugëve kryesore të fshatrave sepse paralelisht me rikonstruksionin e rrugëve kryesorë të fshatrave unë zhvillohet dhe turizëm malor. Sot e them me plot gojën dhe qyteti i Librazhdit nuk është më qytet tranzit që njerëzit thjesht kalonin dhe iknin, në Maqedoni, Greqi, Korçë e Pogradec. Turist ke si në qytet, por edhe në të gjitha njësitë administrative. Kjo është falë punës së mirë për të bërë në lidhje me rikonstruksionin e rrugëve kryesore të fshatrave. Tani rrugët kryesore që janë të rikonstruktuara”, tha ai.

Si një rast suksesi për turizmin malor Disha përmendi fshatin turistik Fushë Studen. ”Është kthyer në fshat turistik ku nga e hëna në të dielë vijnë me qindra turistë. Për vitin 2025 e vizituan rreth 192 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huajë. Kemi investuar falë mbështetjes së qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit rekonstruksionin e rrugës që lidhet me qendrën. Kemi investuar te liqeni i Fushë Studen një shëtitore me pistë me biçikleta, parkim dhe ambiente rekreative. Jemi në fazën e zbatimit të një zipline dhe ballkoneve panoramike që po ndërtojmë në këtë njësi dhe shumë shpejt do të përfundojnë dhe do të jenë në shërbim të gjithë vizitorëve”, tha kreu i bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paketa e Maleve”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër tregues pozitiv për bashkinë e Librazhdit, sipas Dishës, është edhe interesi i lartë për “Paketën e Maleve”. Ai bëri të ditur se në Librazhd janë regjistruar rreth 260 aplikime nga banorë që synojnë të investojnë në vendlindjet e tyre për zhvillimin e turizmit dhe bujtinave malore. “Është një numër i konsiderueshëm. Shumica e tyre janë banorë që kanë shprehur dëshirën, kanë sjellë projektet për të investuar në vendlindjet e tyre, çka tregon besimin që kanë tek zhvillimi i turizmit në Librazhd”, deklaroi Disha. Në kuadër të kësaj nisme të qeverisë, kryebashkiaku i Librazhdit zbuloi se një rol të rëndësishëm luan edhe komunikimi me emigrantët që jetojnë jashtë.

“Ne kemi krijuar drejtorinë e diasporës për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit për tu kthyer përgjigje të gjithë ankesave e kërkesave që kanë. Në Londër organizuam për herë të “Sofra e Librazhdit”, me rreth 200 familje, ku iu bëra ftesë të gjithë atyre që kanë mundësi të vijnë dhe të aplikojnë në Paketën e Maleve. Pushtetin vendor do ta kenë mbështetje për të lehtësuar këtë proces”, tha ai.

Si një nga sfidat më kryesore të tij në krye të bashkisë mbetet pikërisht zhvillimi ekonomik financiar i kësaj bashkie. “Do të mundësoja që të gjithë të rinjtë ti punësoja në bashki në mënyrë të tillë që të mos iknin nga qyteti por të jepnin kontributin e vetë në zhvillimin e qytetit. Ne jemi shumë afër me Tiranën, me përfundimin e Korridorit të VIII afrohemi për 35 minuta dhe dalim si një lagje e kryeqytetit. Bëmë një punë shumë të mirë më rritjen e pagave. Bashkia e Librazhdit i ka rritur 100 % pagat”, tha ndër të tjera Disha duke u bërë thirrje të rinjve që mbarojnë studimet e larta të kontribuojnë ne vendin e tyre.

Tre projektet e mëdha të Mariglen Dishës për Librazhdin: Ja çfarë pritet të ndryshojë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?