“Lidhja me krimin”, Rama-Bashës: Ça foto tregoni, ka lezet Saliu…
Me akuza të forta në adresë të PD-së dhe opozitës, Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit. Rama i ka dhënë përgjigje akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, kur mbërëmë në ”Opinion” e quajti Ramën të lidhur me krimin, duke treguar publikisht disa foto.
“Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part time dhe bëni fotofgrafi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skënderbeu që bëheshin njëherë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri”,-tha Rama.

