Lidhjet e politikanëve më ish-Sigurimin, deputeti i PS publikon dokumentin

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një shkresë nga Autoriteti për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ka qenë vetë Vorpsi që i ka kërkuar institucionit në fjalë informacion nëse ka qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organeve të diktaturës.

“Te dashur miq, Vullnetarisht dhe per transparence i kerkova “Autoritetit per Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit” informacion ne lidhje me figuren time. Nese kam qene i survejuar apo bashkepunetor i organit famekeq te diktatures. Meposhte eshte pergjigja zyrtare” – shkruan deputet i i PS teksa ka publikuar dokumentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vorpsi është i pari deputet i Partisë Socialiste që ka bërë transparente vërtetimin e Autoritetit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. /JavaNews/b.d

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?