“Lidhjet” ruse të Monika Kryemadhit, reagon Rama: Po ç’paskeni qenë, o rubla!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me disa akuza të bëra publike në media për financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kjo sipas medias që i ka publikuar.
Ja se çfarë shkruan sot kryeministri:
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet… Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
Pra Rama bën thirrje SPAK-ut të hetojë.