Tërhiqet qeveria, “Ligjet”: T’i shtohen 10 milionë lekë buxhetit të Presidentit
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka aprovuar kërkesën e presidentit Bujar Nishani për të shtuar me 10 milionë lekë buxhetin e institucionit të Presidencës.
Deputeti Alfred Peza ka deklaruar se kërkesa ka qenë për 20 milionë lekë.
“Por t’i rekomandojmë kërkesën për një shtesë prej 10 milionë lekësh për investime operative”, tha ai.
Rreth dy javë më parë, institucioni i Presidenti u ankua para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri, kërkoi 20 milionë lekë shtesë në buxhetin e Presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.

