Lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta

Lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika.

Fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri shihet nga ekspertët si mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Autorietet kanë raportuar disa politika ndihmëse ndaj tyre, kryesisht në përfitimin e fondeve për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve, por përparimi është ende i ulët kur bëhet fjalë për gratë si drejtuese. Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekpertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proçeset demografike ndaj dhe masat e ndërmara, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?