Lirimi i Lulzim Berishës, Manjani: Kush hyn në burg, duhet të dalë një ditë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar lirimin me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i akuzuar për përfshirje në disa krime.

Manjani u shpreh gjatë një interviste se nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, lirimi i tij është në përputhje me ligjin.

“Nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, kjo është ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo niset nga sensibilitetet e publikut. Kush hyn në burg, edhe duhet të dalë nga burgu një ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk jam unë përgjegjësi, ose nuk kam kompleks që të trajtoj raste të veçanta.

Nuk është falur, është ende i dënuar por me kusht.

A e ka merituar apo jo, a është me korrupsion apo jo, kjo është çështje konkrete.

Gjykatat kanë këtë mision, e bëjnë mirë apo keq..?!

Kush ka ankesë për gjykatën unë jam gati ta bëj një inspektim. Unë nga media e kam marrë vesh që është liruar Lulzim Berisha”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?