Lirohet i shoqëruari për grabitjen e bankës në Tiranë
Personi i shoqëruar për grabitjen e bankës në Tiranë, tashmë është lënë i lirë. Pas disa orë pyetjesh dhe ripyetjesh të Erion Kodrës, nga oficerët e Komisariatit Nr.2, si dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në lidhje me grabitjen e filialit të një banke në Tiranë, ai është lënë i lirë.
Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, ai ka qëndruar aty për rreth një orë.
Pavarësisht kësaj, edhe pas ripyetjes për të disatën herë, policia nuk gjeti fakte që implikonin këtë person në grabitje, edhe pse të dhënat e para për të në fillim dukeshin të dyshimta.

