LIVE/Meta i përgjigjet Ramës për Kuvendin: Duhen deputetë pa rekorde kriminale
Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, përballë Dritan Hilës ka komentuar qëndrimet e LSI-së për krizën politike në vend.
I pyetur për komentet e Kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend, Meta tha se: “Qëndrimi i LSI, se nuk është qëndrim personal, udhëhiqet vetëm nga interesi i vendit. Udhëhiqet edhe nga interesi i koalicionit PS-LSI, i cili ka përgjegjësi të luajë rolin kryesor në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të mos e kthej Shqipërinë aty ku e nisi Berisha në vitin 1996”,- tha Meta.
Kreu i LSI shtoi se “parlamenti ka shumë për të përmirësuar në funksionimin e tij, por më e rëndësishme është që të mos zgjedh njerëz me precedentë penalë”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=10u3Jq5JOaU” width=”560″ height=”315″]

