Lorenc Goga, modeli i biznesmenit të suksesshëm të së tashmes që i duhet politikës nesër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me të rinj në kryeqytet, të cilët punojnë në një prej kompanive më të mëdha në vend, sa i takon sektorit të Call-Center/BPO. Ajo u takua me biznesmenin Lorenc Goga, i cili është kthyer nga Italia për të punuar e investuar në Shqipëri për t’u bërë një nga biznesmenët me të suksesshëm i ardhur nga emigracioni, por edhe me stafin e tij, të përbërë kryesisht nga të rinj e të reja. Teksa ka biseduar me ta, Kryemadhi ka treguar për programin zgjedhor të LSI, i cili është mjaft mbështetës për biznesin dhe i hap rrugë jo vetëm shkollimit të të rinjve, por edhe mundësinë për të punuar.

Askush më mirë se Goga nuk mund ta kuptojë këtë program, nisur nga fakti që e ka provuar vetë si është të përballesh me taksat e larta dhe politikat e gabuara ekonomike ndaj biznesit të madh, ku punësohen shumë njerëz, edhe gjatë muajve të vështirë të pandemisë. Prandaj mbështjetja që programi i LSI ofron është shumë e rëndësishme për të dhe të tjerët që operojnë në këtë sektor.

Ndërkohë, nisur nga suksesi i Lorencit veçanërisht në biznes, ai konsiderohet në këto zgjedhje si një risi dhe katalizator për elektoratin, duke qenë imazhi i qytetarisë, ndërsa ka dëshmuar gjithmonë kapacitetet intelektual dhe menaxherial. Po ashtu ai njihet për eksperiencën e rëndësishme ndërkombëtare, popullaritetin falë punës dhe kontributit të tij, por njëkohësisht edhe thjeshtësinë dhe dëshirën që e dëshmon vazhdimisht për të ndihmuar të tjerët. Gjithashtu ai shihet edhe si një prej përfaqësuesëve më dinjitozë të grupit të interesit që i përket dhe sipermarrjes, teksa idetë e tij duket se i ndajnë një masë e madhe njerëzish.

Këto cilësi, por edhe të tjera, e bëjnë Gogën të ketë një ndikim të madh në këtë periudhë, në të njejtën kohë i japin atij profilin perfekt të personit që duhet ta mendojë përfshirjen në politikë dhe një kandidat mjajft interesant për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?