LRI Durrës organizon Kampionatin e Minifutbollit. Lefter Koka rikthehet në fushë

Ministri Lefter Koka rikthehet në fushën e blertë,  si ish-futbollist dhe përkrahësi më i madh  i të rinjve

Përfundoi dje Kampionati i Minifutbollit organizuar nga LRI Durrës, me një ndeshje të vërtetë mës kampionësh, festë të zjarrtë dhe entuziazmi.

Një lojë serioze dhe argëtuese, që përballi dy finalistët, Lagjja 14 vs  Lagja 18, ku me një rezultat të thellë triumfoi Lagjja 18.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i lagjes 18 ka shënuar plot 4 gola përballë të rinjve të lagjes 14, duke fituar kështu titullin e këtij kompeticioni sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, ajo që në këtë finale u vu re, ishte jo vetëm  pjesmarrja e gjerë e anëtarësisë së LRI por edhe e qytetarëve durrësakë, të cilët mbështetën skuadrat në këtë garë.

I pranishëm ishte Kryetari i LSI Durrës, njëherazi edhe Ministër i Mjedisit, z. Lefter Koka, i cili në hapje të kësaj ndeshje realizoi disa gjuajtje  në portë dhe shënoi gol në cdo gjuajtje të tij.

 Ish-futbollisti durrësak Koka u rikthye në fushën e blertë pasionit të tij dhe si përkrahës i të rinjve, siç ata e quajnë. Atmofera u ndez më së shumti në përfundim të ndeshjes, ku të rinjtë e LRI festuan titullin kampion dhe duke ngritur kupën dhe duke marrë medalje të improvizuara me stemën e LRI. Ky kompeticion u zhvillua nën moton “Sporti dhe Shëndeti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?