LSI Pogradec/ Çala: Qeverisja e Rilindjes ka lënë Gështenjasin dhe banorët e saj në harresë

Kreu i LSI-së Pogradec, Gentian Çala ka zhvilluar një takim me strukturat në Gështenjas të Njësisë Administrative Buçimas, ku ka thënë se të rinjtë, të cilët nuk shohin asnjë shpresë për të ardhmen e tyre, ku çdo ëndërr e tyre është shkatërruar nga ky pushtet, premtuan sot një zëri se në 25 Prill do i japin atë që meriton Rilindjes dhe sektit të tyre.

Njoftimi i plotë

Në takimin e strukturës së LSI-së në Gështenjas të Njësisë Administrative Buçimas, u fol mbi situatën në vend, organizimin dhe punën në terren për zgjedhjet e 25 Prillit. Qeverisja e Rilindjes ka lënë Gështenjasin dhe banorët e saj në harresë, askush nuk interesohet për problemet e përditshme që hasin banorët e kësaj zone, ku mungesës së infrastrukturës dhe vëmendjes nga qeverisja i bashkohet gjëndja e keqe ekonomike dhe sociale e çdo familje në këtë fshat.

Të rinj, të cilët nuk shohin asnjë shpresë për të ardhmen e tyre, ku çdo ëndërr e tyre është shkatërruar nga ky pushtet, premtuan sot një zëri se në 25 Prill do i japin atë që meriton Rilindjes dhe sektit të tyre!

Në takim, Dr.Zamiri foli për vlerat e banorëve të fshatit ku ka lindur dhe është rritur. Mungesa e mbështetjes për problemet shëndetësore të qytetarëve të Pogradecit në kohën e pandemisë u nënvizuar në fjalën e tij. Në takim foli edhe Kryetari i LSI-së Pogradec, Gentian Çala, i cili theksoi mbështetjen për të rinjtë dhe vizionin e LSI-së për ndryshim të gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit.

SHKARKO APP