LSI Pogradec, Çala: Velçani në kushte skandaloze, rinia ka ikur
Kreu i LSI-së Pogradec, Gentian Çala gjatë një takimi me strukturat në Njësinë Administrative Velçan, është shprehur për kushtet e rënda me të cilat po përballen banorët, ku edhe rinia është larguar. ”Mungesa e vëmendjes së qeverisë, një infrastrukturë rrugore që është pak ta quash skandaloze, ndihet akoma edhe më shumë në Velçan, ku ikja e të rinjve të kësaj zone shihet për fat të keq si e vetmja shpresë për këta njerëz të mrekullueshëm”,-shkruan Çala.
Postimi i plotë
Takim me strukturat e LSI-së në Njësinë Administrative Velçan!
Mungesa e vëmendjes së qeverisë, një infrastrukturë rrugore që është pak ta quash skandaloze, ndihet akoma edhe më shumë në Velçan, ku ikja e të rinjve të kësaj zone shihet për fat të keq si e vetmja shpresë për këta njerëz të mrekullueshëm.
Velçani dhe gjithë banorët e kësaj zone meritojnë shumë herë më shumë, u vlerësua në takim Programi i LSI për Bujqësinë dhe Rininë, i cili në 25 Prill do i kthejë Velçanit vëmendjen e munguar prej vitesh!