Lufta në Alepo, Bushati: Bashkësia ndërkombëtare sodit tragjedinë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me luftën e përgjakur në Siri dhe sidomos atë çka po ndodh në qytetin e Alepos. Në një koment në facebook, kreu i dikasterit të Jashtëm në vendin tonë thotë se kjo luftë është rezultat i ganimeve të së shkuarës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, sipas tij po sodit këtë tragjedi njerëzore.

Bushati: Rënia e Halepit dhe shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimini Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare. Ndjenja e kompleksit prej gabimeve të së shkuarës, për fat të keq e ktheu “bashkësinë ndërkombëtare” në soditëse të një tragjedie njerëzore, e cila duhej parandaluar me çdo kusht. Një prej qendrave të trashëgimisë së njerëzimit, siç është Halepi, u shkatërrua tërësisht, u vra shpirtërisht dhe u kthye në fushë-varrezë të luftrave dhe interesave eksplozive gjeopolitike.

Bushati shprehet gjithashtu se Shqipëria mbështet çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë, për të garantuar siguri për popullin sirian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Ne në Ballkan e kemi provuar çmimin e lartë të pasivitetit ndaj përdorimit të forcës brutale që imponojnë regjime barbare. Plagët e krimeve të shkaktuara gjatë luftërave të Ballkanit janë ende të pashëruara. Sikundër tentativa gjithnjë e më e dukshme për të aplikuar të ashtuquajturën politikë të “sferës së influencave”, e cila synon destabilizimin e rajonit dhe frenimin e perspektivës së qartë euro-atlantike. Qysh në nisje të këtij konflikti, Shqipëria ka mbështetur çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?