Lufta, shqiptari që jeton në Iran tregon momentin e sulmit nga SHBA dhe Izraeli

Teologu Eni Kokomani ishte në Iran kur nisën sulmet ushtarake nga SHBA dhe Izraeli. Ai rrëfeu në “Opinion” për përjetimet e tij gjatë sulmeve dhe jetesën në Iran. Kokomani tha se ka 10 vite që jeton atje, është konvertuar në shiizëm dhe ka punuar për Radio Televizionin Shtetëror Iranian, duke përkthyer lajme nga persishtja në shqip.

Ai tregoi se gjatë vrasjes së Ali Khamenei ishte në qytetin Kum, ku ndodhën shpërthime të fuqishme. Pasi u përshkallëzua konflikti, Kokomani udhëtoi drejt kufirit me Turqi. Sipas tij, në Iran jetojnë rreth 15 shqiptarë. Për protestat e brendshme, ai tha se ato nisën për shkak të inflacionit dhe disa grupe u përleshën me policinë. Ai shtoi se janë vrarë rreth 6 mijë persona, duke përfshirë policë, dhe se partitë politike iraniane mund të japin ide, por nuk ndryshojnë regjimin.

“Unë kam 10 vite që jetoj në Iran. Jam konvertuar në shia. Unë jam nga Shijaku me origjinë. Kam studiuar për islamin në Iran. Mbarova studimet islame, pastaj kam punuar në Radio Televizionin Shtetëror Iranian, si gazetar, duke përkthyer lajmet nga persishtja në shqip. Pastaj kalova në radio. Kur nisën bombardimet, kam qenë në Iran. Isha në qytetin Kum, kur u vra Ali Khamenei. Në Kum ndodhën 9 shpërthime të fuqishme, që ishin shumë pranë nesh. Kam jetuar më shumë në qytetin e Kumit dhe kam punuar në redaksinë e Radio Televizionit Shtetëror në këtë qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur shpërtheu konflikti, kam udhëtuar në rrugë tokësore, drejt kufirit me Turqinë. Në Iran janë afër 15 shqiptarë. Në Kum isha unë bashkë me familjen time dhe aty jeton edhe një vajzë shqiptare, që është martuar me një iranian. Një miku im i ngushtë është kthyer në Shqipëri para meje, për të tjerët nuk kam informacione. Pasi ka ndodhur lufta, nuk kemi informacione se çfarë ndodh atje. Është e vështirë të hysh në internet në Iran. Nuk telefonon dot njerëzit në Shqipëri. Duhet të përdorje VPN. Frika, kur ndodhin shpërthime me raketa, ekziston përherë”, tha Kokomani në ”Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?