Lulzim Basha bashkon votat me PS-në
Sot do të votohet ligji për rritjen e pagave të gjykatës kushtetuese. Por PS nuk bën dot 84 vota e vetme, pasi e kërkon Kushtetuta. Ndaj Lulzim Basha del në skenë, siguron numrin 84 vota për PS.
“Edhe në seancë grupi ynë paralajmëtar do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria”, tha Basha.
Ndërkohë deputeti i PS Fatmir Xhafaj deklaroi pardje se nuk është korrekte që të rriten vetëm pagat e gjyqtarëve të Kushtetutës, pa rritur edhe pagat e tjera të gjyqësorit. Me këtë rritje në 6.5 milionë lekë në muaj që po i bën çdo anëtari të Kushtetueses, politika thotë se kryeministri Rama bleu edhe Kushtetuesen.
Pra 84 vota janë kurdoherë të sigurta tani për Edi Ramën