Lulzim Basha te Ylli Rakipi
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar dje në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, është pozicionuar qartë për çështjen e Reformës në Drejtësi dhe u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS-së, sipas të cilëve Partia Demokratike është shndërruar në bllokuese të procesit
Basha deklaroi hapur që politika e korruptuar është fajtore për këtë sistem drejtësie të korruptuar që ka marrë sot peng vendin.
“Drejtësia është bija e politikës së korruptuar. Politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar kanë nevojë për gjyqtarë të korruptuat dhe të shantazhueshëm”, tha ai.
Pavarësisht se një nga dy firmëtarët e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, përveç Edi Ramës ishte edhe paraardhësi i tij Sali Berisha, Basha pa kompleks I kritikoi ashpër ato.
“Ndryshimet e Kushtetutës së vitit 2008 i kanë hapur rrugë kalcifikimit të politikës dhe lidhjes së politikës me krimin”, deklaroi ai mbrëmë.
Basha ka folur edhe për sistemin oligarkik që ka krijuar Rama me klientët e tij duke uzurpuar dhe shkatëruar ekonomin e vendit
“E vetmja mënyrë që të hiqen oligarkët, të hiqet autokracia, të mos merret peng ekonomia dhe vendimmarrja është që të fuqizohen qytetarët”, tha ai.
Pyetjes dhe ngritjes së dyshimeve nga gazetarët në studio se edhe Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha pasi të vijnë në pushtet do të funksionojnë njësoj si Rama sot, ai ju përgjigj;
“Lulzim Bashës dhe Partia Demokratike nuk do vijnë në pushtet me oligarkët dhe prej oligarkëve. Ne kur të vijmë në pushtet nuk do t’i kemi borxh oligarkëve. Partia Demokratike do t’i kenë borxh kur të vijnë në pushtet vetëm qytetarëve”. (Syri.net)

