Lushnje, zjarri në kodër rrezikon banesa (FOTO)
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 04:35
Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Lushnje, ku ka përfshirë kodrën e Allprenajt. Era e fortë favorizon flakët e zjarrit që të përhapen edhe më tej. Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikës. Sipas raportimeve paraprake, ende nuk është ndërhyrë si pasojë e terrenit të vështirë. Nga flakët e zjarrit rrezikohen disa banesa dhe biznese, bëhet e ditur nga vendngjarja.

