Lushnje/Masakër si në ’97, zbardhet dinamika si u vranë dy të rinjtë

Lushnja po përjeton një masakër, të cilën nuk e kishte parë që nga viti i largët i 1997. Dy të rinj janë vrarë pasditen e së mërkurës, në një atentat të mirëpërgatitur, dhe tre të tjerë janë plagosur nga breshëria e plumbave.

Viktimat janë: Zamir Latifi 23-vjeç dhe Jurgen Hoxha 22-vjeç. I plagosur ka mbetur edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Marius Xhepexhiu, i cili është në gjendje kritike për jetën. Plumbat kanë prekur edhe një kalimtar, Bujar Turku 66-vjeç po kalonte me biçikletë.

Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Çeleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodheshin disa persona me maskë dhe me kallashnikov në dorë, që kanë qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa minuta pas atentatit në aksin rrugor Lushnjë-Berat, është gjetur duke u djekur një automjet. Brenda makinës janë gjetur tre armë zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997-s, kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?