Lushnje/Mbi 30 plumba në trup… masakra ndaj dy të rinjëve

Dalin detaje të reja nga masakra në Lushnje, sa i përket vrasjes së dy të rinjve ndodhur pasditen e djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar që janë shpallur edhe në kërkim janë: Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Mëohet se ata kanë qëlluar plot 41 plumba, nga ku 31 plumba kanë rënë mbi trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.

Haxhiu dhe Bilbili janë emra të njohur për autoritetet. Ata dyshohen për vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Irriqi” në korrik të 2011, ku për këtë vrasje Haxhiu mori 32 vite burg, por bëri vetëm tre dhe doli për mungesë provash.

Shënjestër e atentatit të një dite më parë ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave. Ky është atentati i dytë që i është bërë Xheliut, pas atij të shtatorit të vitit 2016, ku sëbashku me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbetën të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të Beratit dhe kanë braktisur në fshatin Cukas, automjetin të cilit i kanë vënë flakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autorët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?