Makina bie në humnerë, dëshmia e nxënëses së mitur: Shoferi mbante djalin në prehër

Aksidenti i ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor që lidh fshatin Bërsnik me qytetin e Gramshit, kur një “Fuoristradë” që transportonte nxënës e mësues u rrokullis nga një lartësi prej gati 100 metrash, ka ardhur si pasojë e një lëvizje të gabuar.

News 24 ka mundur të sigurojnë disa prej dëshmive të të plagosurve, mes tyre edhe atë të një vajze të vogël e cila konfirmon se shoferi i mjetit, shtetasi K.D mbante në prehër djalin e tij 8-vjeçar.

Policia dyshon se ndonjë lëvizje e gabuar e timonit, nga ana e 8-vjeçarit ka bërë që mjeti të përfundojë në humnerë, por hetimet ende s’kanë përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxënësja e vogël konfirmon se: “Ishte çuni i Klodit ai që po ngiste makinën”.
Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit, ndërsa deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë nga ajo që ju ka ndodhur.
aksidenti ne gramsh flasin te plagosurit“S’mbaj mend asgjë që nga momenti që mjeti u rrokullis dhe ra poshtë. Dola me këmbët e mia”,- thotë njëri prej pasagjerëve.
aksidenti ne gramsh flasin te plagosurit.1jpg
“Ishim 8 persona në makinë, dola në momentin që makina ndaloi”,- thotë një djalë i ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?