Makina e aksidentit të tmerrshshëm udhëtonte me 260 km/orë, aq sa i duhet avionit të ngrihet

Aksidenti i tmerrshëm që mori jetën e tre të rinjve, dy vajza dhe një djalë, sipas specialistëve të policisë rrugore ka ardhur si pasojë e shpejtësisë 260 km/orë duke goditur mbajtëset e rrugës e me pas ka rënë poshtë mbi një makinë në aksin Elbasan-Tiranë.

Me këtë shpejtësi në pistë ngrihet dhe avioni!

Pamjet e sotme tregojnë se për 1 ose 2 sekonda ka shpëtuar një makinë benz që po kalonte në punën e tij në rrethrrotullim.
Aksidenti ishte i tmerrshëm dhe tragjik. Tre të rinj ikën nga kjo botë për shkak të shpejtësisë marramendëse, ku për fat të keq në rrugët e Shqipërisë po vdesin shumë njerëz ku në 80 për qind të rastëve, vijnë vetëm nga shpejtësia e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mania e disa të rinjve për tu ekspozuar në Tik-Tok apo para shoqerisë se gjoja janë shoferë “avioni” po sjell të vdekur që nuk po ndalojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që ndodhi dje është një këmbanë alarmi për institucionet e shtetit, sidomos për policinë rrugore, të cilët duhet te jenë më të rreptë me persona që ecin me shpejtësi jashtë çdo normaliteti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?