Makina me targa italiane përplas 48-vjeçaren në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital

Një 48-vjeçare është aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan- Metalurgji.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Nissan” me targa italiane ET 437 FJ, drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç ka përplasur 48-vjeçaren me inicialet A.M.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore.
Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?