FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makina përfshihet nga flakët në bypass-in e Vlorës, dyshohet për shkak të temperaturave të larta

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët këtë të diel në qytetin e Vlorës, në zonën e bypass-it, pranë fshatit Tragjas.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta, të cilat mund të kenë sjellë një shkëndijë në sistemin e motorit të mjetit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat janë përballur me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar në zonë. Megjithatë, ato kanë arritur të vënë nën kontroll flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në pjesën e motorit dhe në brendësi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?