Makina përplas këmbësorin në supestradën Lezhë-Laç

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në supestradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndrësa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale P.G, banues në Barbullojë.

Ky i fundit ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur u përplas nga mjeti tip “Renault” me targa AA934FN që drejtohej nga shtetasi N.P. 49 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmen mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se nga përplasja ka marrë fraktura në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndëprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga ana e këmbësorit, i cili siç duket nuk e ka parë automjetin që po vinte me shpejtësi.

Policia bëri të ditur se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale P.G, i cili po merret në pyetje për të sqauruar rrethanat e akisdentit.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?