Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije vetëm 5 vjeç në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 10:00, në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Burime nga policia bënë me dije se drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi A. L., ka aksidentuar vogëlushin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
/BW