Makinat bëhen copë në aksin Cërrik-Belsh. Tre të plagosur, policia jep detajet e para

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Cërrik-Belsh këtë të premte, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve Benz, “janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”.

Cërrik/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?