Maliq, punëtorët gjejnë eshtra njeriu në kanalin e qendrës shëndetësore
Eshtra njeriu janë zbuluar gjatë gërmimeve në kanalizimet e qendrës shëndetësore të fshatit Koritë rreth 60 km larg qytetit të Korçës.
Kanë qenë punonjësit e bashkisë Maliq të cilët pasi po ndërhynin në defektin e tubacioneve kanë konstatuar eshtra dhe më pas kanë lajmëruar blutë e qytetit e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Banorët thonë se më parë godina ka qenë banesë ndërsa vitet e fundit është kthyer në qendër shëndetësore.
Pak vite më parë në të njëjtën zonë është gjetur edhe një kafkë njeriu.
Banorë: Edhe më përpara gjetën një kafkë.
Bashkia e Maliqit nuk ka pranuar të jape asnjë detaj rreth ngjarjes ndërsa policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e fakteve.

/Ora News.tv/

