Mallakastër/ Gjendet i vdekur në pyll një 57-vjeçar

Në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Kalenjë”, Mallakastër, është gjetur nga një bari i fshatit Kalenjë, kufoma e 57-vjeçarit me inicialet Sh.D., banues në fshatin Kalenjë, Mallakastër.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim prej datës 14 nëntor 2016. Nga veprimet e para hetimore dhe kqyrja e jashtme e kufomës, e cila është e dekompozuar, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale.

Lidhur me këtë rast, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?