Manastirliu: Lajm i mirë. Drejt shërimit pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri

Pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri është drejt shërimit. Tamponi i parë i pacientit ka dalë negative pas shërimit në spitalin e Tiranës. Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht. Personi i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.
Lajmi është konfirmuar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një reagim në Facebook ajo shkruan: “Lajm i mirë! Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅
Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!”.

SHKARKO APP