Manastirliu: Paketa të reja shëndetësore do të ofrohen pa pagesë në spitalet jopublike

“Për herë të parë dy paketa të reja shëndetësore,  paketa e radioterapisë dhe paketa e kataraktit do të ofrohet nga viti i ardhshëm pa pagesë në spitalet publike dhe jopublike, duke lehtësuar radhët e pritjes për pacientët, duke zgjeruar shërbimin dhe duke garantuar cilësinë konform standarteve bashkëkohore”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kongresin e tretë ndërkombëtar multidisiplinar «Inovacionet në mjekësi», i cili po zhvillon punimet në Tiranë.

Duke vlerësuar si të shëndetshme dhe komplementare marrëdhënien mes sektorit publik dhe atij jopublik, Znj. Manastirliu theksoi se nga ofrimi i 10 paketave shëndetësore pa pagesë në spitalet publike dhe jopublike, kanë përfituar rreth 1050 pacientë që kryejnë dializën; mbi 6000 pacientë të tjerë kanë përfitur deri tani ndërhyrje falas të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në spitale jopublike, përveç rreth 2000 pacientëve të tjerë që i kanë përfituar këto paketa në spitalet publike; 31 pacientë kryen transplante të veshkave në spitalet private, tërësisht me financim publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Manastirliu e vlerësoi kongresin e tretë ndërkombëtar multidisiplinar «Inovacionet në mjekësi», ku merrnin pjesë mbi 1 mijë profesionistë të shëndetit vendas e të huaj, jo vetëm si një hapësirë për të ndarë eksperiencat e mjekësisë bashkëkohore por edhe një platformë për të zhvilluar një ofertë unike shëndetësore, në shërbim të qytetarëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?